Reshjet e shiut përmbytin Durrësin, vështirësohet qarkullimi (Video)
Janë dashur vetëm disa minuta shi që qyteti i Durrësit të përmbytet dhe rrugët të bëhen të pakalueshme.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb’ se si pasojë e reshjeve të rëna mbrëmjen e sotme, niveli ujit në disa zona ka arritur në 20 deri në 30 cm.
Gjithashtu si pasojë e prezencës së ujit, rruga për tek ‘Stacioni Trenit’, ‘A.Gega’, rruga për tek Spitali si dhe shëtitorja ‘Taulantia’ janë përmbytur dhe janë të pakalueshme.
Prezencë uji ka edhe në rrugët kryesore të qytetit dhe lëvizja e njerëzve dhe mjeteve është vështirësuar.
KOHA JONË SONDAZH

