Reshjet e shiut, probleme në Lezhë e Durrës, uji përmbyt rrugët kryesore

Probleme të shumta nga reshjet e shiut në Durrës e Lezhë. Kanë mjaftuar pak orë reshje që rrugët kryesore në këto qytete të përmbyten nga uji.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se shëtitorja “Taulantia”, rrugët përreth stadiumit, rruga “A.Goga” por edhe disa të tjera kanë prezencë të lartë uji ndërkohë që shiu vijon me rrebesh.

Ndërkaq në Lezhë uji po i afrohet kateve të para të bizneseve dhe pallateve. Gazetari Elidon Ndreka raportoi se lagjja “Besëlidhja” vijon prej pak orësh të jetë nën pushtetin e ujit. Uji është afruar kateve të para të apartamenteve dhe tek bizneset ndërkohë që ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet e shiut, probleme në Lezhë, uji përmbyt rrugët kryesore

SHKARKO APP