Reshjet e shiut, probleme në rrugën Elbasan-Gjinar

Si pasoje e rreshjeve te shumta  situata paraqitet problematike ne aksin rrugor  Elbasan – Gjinar ne  Km  8.8,   ne Shelcan, rreshqitja ka zhvillime gjate paradites se sotme(ulje) nga  50 cm  deri  80 cm ne dite.

Ne menyre te vazhdueshme po behet pastrimi i materialit nga rreshqitja dhe mbushje me cakull dhe stabilizant.  Aktualisht, gjendja paraqitet e renduar tej mase

Ne keto kushte ARRSH njofton bllokimin e qarkullimit te mjeteve me tonazh te larte, per te shmangur aksidentet dhe fatkeqesite e mundshme.

Gjate paradites se sotme situata eshte normalizuar per kalimin e mjeteve te vogla dhe mikrobuseve.

Por kerkohet edhe per keto mjete, kujdes i vecante ne segmentin ku ka ndodhur rreshqitja dhe shpejtesi e ulet.

Drejtuesit e automjeteve mund te identifikojne zonen e rreshqitjes permes sinjalistikes perkatese per kufizimin e trafikut dhe moslejimin e kalimit te mjeteve me tonazh te larte.

ARRSH eshte ne angazhim maksimal dhe monitorim te vazhdueshem per zgjidhjen sa me te shpejte te situates ne zonen e rreshqitjes Shelcan

 

SHKARKO APP