Reshjet e shiut rrëzuan shtyllat, Kalaja e Dodës 5 ditë pa drita
I vetmi burim drite në darkë, në shtëpinë e Agim Ferhatit, është drita e qiriut.
Prej 5 ditësh tani më jo vetëm në shtëpinë e tij por në të gjithë zonën e Kalasë së Dodës, mungon energjia elektrike.
Shiu i akullit, një fenomen i përvitshëm në këtë zonë, ka dëmtuar të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike të kësaj zone, duke i këputur telat dhe rrëzuar shtyllat.
Banorët thonë se të gjendur në këtë situatë, ata janë munduar të kontaktojnë Bashkinë e Dibrës, e cila drejtohet nga Dionis Imeraj, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Këtu ke ne as e ka ça kaptinën kush me ardh me pa a jemi as jemi a kena drita a s’kena. Allahu i madh se tjetër kush nuk na ka ra mbrapa” shprehet një nga banorët.
Madje ata thonë se edhe prefekti Nexhbedin Shehu, nuk i ka pritur në zyrë.
‘‘Ne nuk kena ku perplasna mo kam kam shku me taku prefektin po nuk të lenë me e taku ata të komunës” shtoi ai.
Pranë këtyre banorëve ishte edhe ish-deputeti demokrat Xhemail Gjunkshi, i cili hodhi akuza ndaj pushtetit lokal për neglizhencë.
”Këtu nuk ka qenë prezent as drejtori dosjes184 Bekim Dashi, prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu, kryetari i emëruar i bashkisë Dibër,Dionis imeraj zona komplet e Kalasë së Dodës nuk ka asnjë elektricist nuk ju bie në mend për këta banorë” shprehet Gjunkshi
Më problematike situata është në Kalanë e Dodës,Lurë e Selishtë , zona të thella ku energjia është ndërprerë.