Reshjet e shiut, Veliaj: Në gatishmëri 1800 punonjës të bashkisë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e vështirë që mund të sjellin rreshjet e dendura të shiut këtë javë.

Gjatë inspektimit të punimeve per ndertimin e parkingut nentokesor ne sheshin “Skenderbej” Veliaj tha se 1800 punonjës të bashkisë janë  në gatishmëri

Veliaj: E gjithë Bashkia e Tiranës është në gatishmëri. Kemi 1800 veta staf në terren, që po merren kryesisht me pastrimin e kanalizimeve. Duhet të kuptojmë që në ditë shirash kërkohet ndihmë nga të gjithë. Ky nuk është momenti për të vënë gishtin se kush e shkaktoi shiun, por për të bashkëpunuar dhe bashkëpunimi që pritet nga qytetarët është që në qoftë se kanë emergjenca dhe kjo është më e rëndësishmja, numri 112 është në dispozicion të Policisë, të Zjarrfikëses dhe të ambulancave. Në qoftë se kanë lëvizje të shkurtra, i ftojmë t’i reduktojnë këto lëvizje ose t’i bëjnë në këmbë sepse shtimi i trafikut na bllokon. E mbi të gjitha dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të mos ndotin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pargingun Erion Veliaj, theksoi se ky projekt është tregues i mënyrës se si projektohet Tirana moderne, ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj: Sapo kemi nisur parkingun e dytë publik nëntokësor të Bashkisë së Tiranës. Parkingu i parë po ndërtohet në fillim të Bulevardit të Ri, i cili do të mbarojë në fillim të Vitit të Ri, kurse ky në Sheshin Skënderbej do të përfundojë në muajin Mars. Do të ketë 300 vende parkimi, një mënyrë ideale për ta lënë makinën për ata që i lidh puna me institucionet kryesore rreth sheshit. Kjo është mënyra se si projektojmë Tiranën moderne, ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve, jo makinave. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?