Reshjet, humb jetën një 48-vjeçar në Laç
Reshjet e shiut i kanë marrë jetën një 48-vjeçari në Laç, ku situata nga përmbytjet mbetet shumë e vështirë.
Kol Menga ka humbur jetën mbrëmë rreth mesnatës dhe trupi i tij u gjet nga policia në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”.
Ndërkaq 6 familje janë evakuuar në zonën e Milotit, pranë autostradës pasi prezenca e ujit në banesat e tyre ka shkur në 50 cm.
Reshjet me intensitet të lartë që ende vijojnë kanë shkaktuar përmbytjen e rreth 50-banesave, dhjetëra bizneseve si dhe disa dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në zonen e Kurbinit.
Situata më problematike paraqitet në qytetin e Laçit ku dalja nga shtrati i kanalit të ujërave të larta që përshkon qytetin ka përmbytur biznese dhe banesa në zonen përreth stadiumit dhe në Lagjen Demokracia. Po ashtu në Njësinë Administrative të Milotit situata është pothuajse jashtë kontrollit.
Nga vërshimi i ujërave është bllokuar rruga e vjetër Milot-Laç si dhe hyrja e qytetit të Laçit. Situatë problematike paraqitet edhe në fshatrat Lurth dhe Sheshaj të Mirditës, ku rreziklohen disa banorë.
Ndërkohë zonat e përmbytura janë inspektuar nga ministri I Bujqësisë, Edmond Panariti i cili u ka kërkuar banorëvë në zonat më të rrezikuara që të qëndrojnë gati për evakuim.
KOHA JONË SONDAZH

