Reshjet, ministria paralajmëron: Nesër dhe pasnesër përmbytje

Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar përmbytje në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Në bazë të parashikimeve nga shërbimet meteorologjike në vend, ditën e hënë dhe të martë parashikohen reshje të dendura shiu në zonat veriore dhe verilindore te vendin, te cilat për pasoje mund të krijojnë probleme ne zonat e ulëta si Lezha e Shkodra.

Nisur nga këto parashikime Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Bordeve te Kullimit dhe strukturave te tjera qe te jene ne gatishmëri, të mbajnë në gjendje pune dhe nën monitorim të vazhdueshëm hidrovoret, argjinaturat dhe të kenë në gjendje punë të gjithë ekskavatorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, i është kërkuar edhe -së që të merren masa për furnizimin pa nderprerje me energji elektrike të hidrovoreve në zonat e ulëta ndërsa ka vënë në dijeni edhe Shtabin e Emergjencave dhe kryebashkiakët e zonave të ulëta për situatën qe mund te shkaktohet nga reshjet e shiut dhe masat që janë ndërmarrë për te përballuar këtë situata te pazakonte të reshjeve që pritet të bien në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm gjatë muajve të fundit me dhjetëra banesa dhe qindra hektarë tokë në qarkun Lezhë janë përmbytur disa herë si pasojë e reshjeve intensive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?