Reshjet në Durrës, jo vetëm banesa të përmbytura, por edhe studio artistike

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në Durrës kanë prekur jo vetëm banesat e qytetarëve, por edhe studiot e artistëve.

Uji ka depërtuar në studion e skulptorit durrsak 87-vjeçar, Nelo Llukaçi, ku ai ka krijuar për dekada me radhë, duke rrezikuar seriozisht veprat e tij artistike, skulpturat dhe materialet e punës me vlerë të veçantë kulturore.

Për shumë familje në zonën e ish-Kënetës, Durrësin e Ri, uji vijon të mbetet një rrezik jo vetëm për banesat, por edhe për shëndetin e banorëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Situata paraqitet problematike edhe në zonat e Spitallës dhe Nishtullës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit situata është më e qetë. Uji është tërhequr nga të gjitha rrugët kryesore të Durrësit, si edhe nga aksi kombëtar Durrës–Tiranë, duke rikthyer normalitetin në qarkullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?