Reshjet/ Përkeqësohet situata në Gjirokastër, rrëzohen disa pisha dhe bllokohet aksi rrugor (FOTO)
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Gjirokastër. Si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar disa pisha, duke bllokuar kështu rrugën automobilistike Këlcyrë-Tepelenë. Për këtë situatë kanë reaguar edhe autoritetet vendase, të cilat kanë bërë me dije se kanë ndërhyrë Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Këlcyrës për të larguar nga rruga pemët e rëna.
Pas ndërhyrjes, rruga u lirua dhe qarkullimi vijon normalisht. Po ashtu, bëhet me dije se prurjet e lumit Vjosa kanë arritur deri në 2.1 metra. Ndërsa nga ana tjetër, rruga në fshatin Lazarat që u bllokua pak minuta më parë për shkak të daljes së përroit nga shtrati është zhbllokuar.
Sakaq, moti i keq ka “pushtuar” edhe Vlorën. Bashkia e Vlorës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë sa më larg akseve problematike sepse ka erëra shumë të forta.
“Të dashur qytetarë! Duke i’u referuar kushteve meteorologjike do ju luteshim të mbani sa më larg automjetet nga zonat që shfaqin akoma problematik nga shirat e rrëmbyeshme që priten në vazhdim dhe të mënjanoni sa më shumë lëvizjet për shkak të erës së fortë”, ka shkruar Bashkia e Vlorës në “Facebook”.