Reshjet, përmbytet me gurë e dhe rruga Peshkopi – Kukës

Reshjet në Peshkopi dhe shkrirja e më shumë se 70 centimetra borë ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malore. Toka e tejngopur me ujë ka shkaktuar rrëshqitje masive. Për pasojë është dëmtuar rruga Peshkopi-Kukës në 3 segmente.

Segmenti i parë është në afërsi të përroit të Veleshicës, ku është dëmtuar rreth 100 metra gjatësi. E gjithë gjatësia ka rrëshqitur duke u ulur më shumë se 1 metër.

Një segment tjetër në fshatin Vleshë rreth 10 metra. Dhe një tjetër shembje rreth 50 metra tek gështenjat e Kastriotit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Njësinë Administrative Zerqan në Bulqizë është shembur një rrugë, e cila ka dëmtuar një banesë në pronësi të Behgjet Murrja, e cila është evakuuar nga Shtabi i Emergjencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?