Reshjet shembin urën në Kukës, bllokohen 3 fshatra
Ura e Shtrezës, pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar mbi 1500 banorë. ARRSH pritet të hap një by pass të rrugës së vjetër për lëvizjen e përkohshme të mjeteve, deri në ndërtimin e urës së re. Në këtë rrugë paraqiten probleme të vazhdueshme edhe me shkëputjen e shkëmbinjve.
Që prej të enjtes fshatrat Novosej, Shishtavec dhe Turaj janë të izoluar. Shkak është bërë rrëzimi i Urës së Shtrezës, pjesë e aksit rrugor Kukës-Shishtavec, si pasojë e amortizimit dhe reshjeve të shumta të shiut.
Ura është vlerësuar e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe nuk lejohet lëvizja, edhe pse në ditën e parë guximtarët provuan fatin. Deri në ndërtimin e një ure të re efikase që do t’u shërbej mbi 1500 banorë të zonës, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar po mendohet hapja e by pass-it të rrugës së vjetër, i cili gjithsesi pritet të marrë kohë.
KOHA JONË SONDAZH

