Restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës, arkitekti: Qeveria dëmtoi origjinalitetin, përkujdesi për të ruajtur të vjetrën ishte zero

Rubrikën e tij mbi transformimet në qeverisje, të dielën kryeministri e nisi me Gjirokastrën. Në qendër të imazheve të servirura nga Edi Rama, ishte simboli i qytetit, pazari i vjetër.

Por ndërhyrjet e qeverisë në sheshin e pazarit ndryshe nga imazhi që ofrohen, për specialistët e arkitekturës kanë dëmtuar origjinalitetin. Për arkitektin Reshat Gega, ndërhyrja e fundit në Pazarin e Gjirokastër më shumë se sa procesi i restaurimit ka dëmtuar vlerat e godinave qindra vjeçare.

“Kanë humbur çatitë, u realizuan me trarë industrial. Nuk u respektua tradita me çati me trarë të rrumbullakët se kishte dy arsye, qëndrueshmëria ndaj brejtësve dhe mikro-organizmave se rrumbullakët janë më të qëndrueshëm dhe është më i fortë se ai industriali”.

Për Gegën, edhe trotuarët kanë humbur origjinalitetin. “Trotuaret kanë pasur fizionomi të vetën. Të rejat u bën me pllaka të sharruara dhe pëkujdesi për të ruajtur të vjetrën ishte zero”.

Arkitekti thekson se investimi i fundit kishte vlerë të lartë mbi 130 milionë lekë, por projektuesit dhe institucionet publike janë përgjegjës për këto dëme të pakthyeshme. “Është problem madhor. Fillon tek projektuesit deri tek ata që e monitorojnë institucionet”.

Gjithë zona e këtij pazari 300 vjeçar për herë të fundit u restaurua në saj të projektit të rilindjes urbane me financim mbi 10 milionë euro të qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Restaurimi i pazarit te Gjirokastres, arkitekti: Çatite dhe trotuaret humben origjinalitetin

/ Abcnews.al

SHKARKO APP