Restoranti që infektoi ”gjithë” qytetin, dalin përgjigjet për 18 persona në Elbasan

Janë kryer 18 tampone të rasteve të dyshuara për COVID-19 në Elbasan. Këto raste, ose kishin shfaqur dyshime për coronavirus, ose ishin pjesë e zinxhirit hetimor të rasteve të mëparshme të dala pozitivë.

Burime nga Njësia Vendore e Kontrollit Shëndetësor në Elbasan bëjnë me dije për Faxëeb.al se të 18 rastet kanë dalë negative. 3 prej tyre ishin ritestime. Ky është një lajm i mirë për Elbasanin po të mbahet parasysh fakti se gjatë ditëve të fundit u shfaqën dy vatra të reja duke e çuar në 15 numrin e të prekurve nga ky qytet.

Ndërkohë deri më tani, të gjithë shtetasit e dalë pozitivë nga Elbasani janë jashtë rrezikut për jetën. Madje disa prej tyre janë shëruar dhe kthyer në banesë ku vazhdojnë karantinën edhe për 14 ditë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ishte një restorant në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, i cili qendroi hapur pavarësisht urdhërit të qeverisë që u bë shkak për përhapjen e koronavirusit në këtë qytet. Të gjitha rastet duket se janë një zinxhir kontaktesh mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?