Retorika e Ramës, Nishani: Studentët kapën shah mat gënjeshtrat
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar retorikën e kryeministrit Edi Rama bazuar tek protesta e studentëve.
Ai gjithashtu përmes një statusi në rrjetin social “Fcaebook” shkruan se studentët nuk kanë hedhur as grushte, as hunj, por kanë bërë një lëvizje taktike, të cilën e pagëzon me emrin “Shah Mat”.
“Gjuha dhe fjalori i një Kryeministri në Parlament : ”shuplakë qeverisë”, …….“grusht opozitës” ……. etj etj.Ky është identikiti i Kryeministrit të Shqipërisë.Profili dhe psikika e dhunës, e hurit dhe litarit. Në fakt një “shok” e “mik” i të “fortëve”, i të dhunëshmëve, përdhunuesve, grabitësve, xhahilëve nuk mund të ketë dhe posedojë gjuhë tjetër, fjalor tjetër, formim tjetër, kulturë tjetër.
Ai mund të mendojë, flasë e shfaqet vetëm si ata.Studentët nuk kanë hedhur as grushta, as shpulla e as shkelma.Thjesht kanë një lëvizje “shah mat” ndaj modelit të gënjeshtrës, fasadës së kalbur, propagandës mjerane, talljes me dinjitetin, shkeljes së integritetit, prodhuar prej identikitit të xhahilit”, shkruan ai.
KOHA JONË SONDAZH

