Reuters: Shqipëria lejoi Frontex-in pasi do hapjen e negociatave
Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë të martën jashtë BE-së, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.
“Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere”,-tha për ”Reuters” drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.
Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE.
Dimitris Avraopoulos, Komisioner i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëdimor është e qëndrueshme, me nivel të ulët të ardhurish.
KOHA JONË SONDAZH

