Revista Franceze: Shqipëria një vend me ujqër, arinj dhe trafikantë organesh

Një artikull në revistën Franceze, “Liberation” ka përshkuar vendin tonë, si një vend ku ka ujqër, arinj dhe trafikantë të organeve. Ky përshkrim i hidhur për Shqipërinë ka autorësinë e gazetares Maria Malagardis, por mbi bazën e thashetheme të refugjatëve që gjenden në Greqi.

Në Idomeni, kampi grek në afërsi me kufi me Maqedoninë ka mijëra emigrantë që kanë mbeten të bllokuar në kërkim të rrugëve të tjera në veri, duke përfshirë edhe nëpërmjet Shqipërisë, e cila i tremb, thuhet në përshkrimin e këtij artikulli. Titulli i këtij shkrimi në gjuhën origjinale është: “Ajo që këta fëmijë jetojnë do të shënojë kujtesën e tyre”.

Ja si përshkruhet Shqipëria në artikullin e revistës:

“Shqipëria, për refugjatët është një vend që mbart, ujqër dhe arinj. Por sidomos ka mafien, e dyshuar për krimet më të rënda, duke përfshirë trafikun e organeve. Kjo ndodh këtu në juglindje të Europës, jo në një vend në luftë apo në një botë të tretë të largët. Por disa mendojnë se kanë bënë ballë të gjitha rreziqet e tjera dhe tani edhe frikë duke u kthyer në Turqi, “një vend ku policia është brutale”, thotë Yohan, një i ri që erdhi nga Iraku.

Shkrimi në origjinal flet edhe për Turqinë dhe kufirin Grek-Maqedonas por kemi përshtatur vetëm disa nga fjalitë ku përmendet vendi ynë. Edhe pse në këtë shkrim refugjatët duan të kalojnë në Shqipëri përsëri vendi prezantohet si një territor që mbart frikë.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP