Revolta e Sonila Meços për shoqërimin e Xhoi Malësisë: Nëse kjo i ndodh gazetarit, po qytetari i thjeshtë?

Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora” Sonila Meço dënoi shoqërimin e dhunshëm nga policia të gazetarit Xhoi Malësia gjatë raportimit live të protestës te zona e “21 Dhjetorit”.

Për Meçon ky është një rast i paprecedent dhe një stad i ri i guximit të përballjes së institucioneve me qytetarët e saj.

Sonila Meço: Roli i gazetarit është jetë mbykqyrës i qeverisë dhe pushtetit. Nëse nuk e bën gazetari këtë gjë dhe shoqëria civile nuk ka më demokraci. Nuk jemi një vend në luftë. Është protestë brenda vedit që nuk ka probleme etnike dhe as probleme raciste. Në një vend normal një gazetar në një raportim live të lajmit, nuk e kanë konsideruar, e kanë tërhequr zvarrë dhe dhunuar. Jam kureshtare të di se çfarë do të shkruajë policia, për çfarë u ndalua? Jemi në transmetim live, të ndriçuar dhe me dëshmitarë.Çfarë duhet të mendojë qytetari i thjeshtë? Policia duhet të shpjegojë sot se çfarë është kjo sjellje. Kjo sjellje e policisë nuk ndodh vetëm kur dritat janë të fikura. Jemi vend i çudirave. Ky shoqërim nuk ka ndodhur në ditë normale, është ditë protestash dhe ditë pandemish. Policia merr me kriter dhe pa kriter dhe i vendos në qeli në kushte pandemie. Ky është një stad i ri i guximit të përballjes së institucioneve me qytertarët e vet.

Ndërkohë gazetari Xhoi Malësia nuk ka pranuar të firmosë proceverbalin e policisë pasi nuk është shënuar dhuna, fyrjet dhe kërcënimet e bëra nga policia gjatë shoqërimit për në komisariatin numër 2.

SHKARKO APP