Revoltë ndaj qeverisë në të gjithë Shqipërinë. Protestë paralele në Shkodër dhe Durrës (VIDEO)
Ka nisur protesta e dytë pas prishjes së Teatrit Kombëtar nga Aleanca për Teatrin. Edhe pse Tirana është bllokuar nga Policia dhe nuk lejohen hyrjet, protesta po zhvillohen edhe në Durrës e Shkodër.
Disa qytetarë të Shkodrës, në pamundësi për të lëvizur për shkak të pandemisë, kanë zgjedhur të mbështesin protestën e opozitës dhe Aleancës për Teatrin në Tiranë pranë Ministrisë së Brendshme duke dalë në protestë para Teatrit Migjeni në Shkodër.
Me pankarta në duar dhe me mesazhe të shumta si “Unë jam teatri”, “Jo diktaturës”, “Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit’ ka qenë mënyra se si këto qytetarë kanë zgjedhur të protestojnë kundër aktit të shembjes së Teatrit Kombëtar duke iu bashkuar protestuesve në Tiranë.