Revoltë në burgun e Peqinit, 3 të burgosur dhunojnë një polic
Një revoltë ka shpërthyer sot në burgun e Peqinit, ku 3 të burgosur kanë dhunuar një polic.
Shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu të cilët ndodheshin në ambientet e paraburgimit nuk i janë bindur urdhrave të gardianëve dhe në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur.
Të tre të ndaluarit janë vënë nën akuzë të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin.
KOHA JONË SONDAZH

