Revoltohet bashkiakja e Prrenjasit ndaj ministres së arsimit

Ish-deputetja e LSI-së, aktualisht kryetare e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Përfaqësuesja e LSI-së në pushtetin vendor, shkroi dje në një status në rrjetin social “Facebook” se:

“Më lejo ta them hapur, Lindita Nikolla, se je ministrja më e paaftë që njoh”. Rira është shprehur e revoltuar me Ministren e Arsimit. “Rrënimi i përpjekjeve të qindra e dhjetëra maturantëve të dëshpëruar duhet të ketë një fajtor. Është e trishtë që akoma sistemi ynë arsimor bën eksperimente nga një vit në tjetrin, duke përdorur mijëra maturantë si kavie për të kuptuar se çfarë duhet e çfarë jo. Janë me dhjetëra maturantë të Bashkisë Përrenjas, me mesatare mbi 9, që nuk kanë arritur të kapin asnjë degë në Universitetin e Tiranës. Më lejo ta them hapur, Lindita Nikolla, se je ministrja më e paaftë që njoh. Habitesha edhe më shumë nga paaftësia jote kur vije në Komisionin e Arsimit gjatë kohës që isha deputete, nga argumentet e dobëta që jepje, vetëm mëk-mëk-et e tua dëgjoheshin. Habitesha se si mund të ishe ministre e Arsimit dhe e Shkencës, kur minimalisht duhej të kishe gradën ‘doktor’, teksa vendi kishte me qindra profesorë të nderuar me tituj”, – shkruan Rira.

“Ke dështuar njësoj si PD-ja, që i qelbi universitetet duke i kthyer në kioska që jepnin diploma. Ke hedhur në kosh ëndrrat e maturantëve dhe djersën e qindra prindërve të ndershëm”, e mbyll komentin e saj, përfaqësuesja e LSI-së. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?