“Revolucioni Digjital sistemi i sigurt anti-korrupsion”, Rama: Iu kemi shkurtuar qytetarëve 472 vjet pritje nëpër radha (VIDEO-LIVE)

Kryeministri Edi Rama konferencë për mediat të përjavshme me gazetarët.

” Revolucioni Digjital një proces që po transformon marrëdhëniet e shtetit me qytetarin, po krijon sistemin më të sigurtë Antikorrupsion, po çon pak nga pak Shqipërinë drejt një niveli tjetër”, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama tha sot se revolucioni dixhital në Shqipëri është fakt. Nëpërmjet shërbimeve online për dokumentet ai tha se iu janë shkurtuar qytetarëve shqiptarë 472 vjet pritje nëpër radha. Rama theksoi se vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shërbyer 1.2 milionë subjekte

“Kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne apo më saktë qytetarët shqiptarë do të kishin konsumuar 472 vjet pritje nëpër radhë, pra janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje nëpër radha, si kohë e harxhuar.

Vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shërbyer 1.2 milionë subjekte, janë kursyer përveç të tjerave 293 vite pritje dhe në total u janë kursyer qytetarëve përmes shërbimeve online 4 mln euro që do kishin shkuar vetëm për ato tarifat minimale, por prapë tarifa për dokumente në radhë, pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfeteve që ky sistem i asgjëson komplet, për ato shërbime që sot ne kryejmë.
Sot Shqipëria ka faktikisht 95% të shërbimeve online, pra për 95% të shërbimeve që ofron shteti për qytetarët, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në asnjë zyrë, nuk kanë nevojë të takojnë asnjë lloj personi, nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë hap nga vendi i tyre nëse kanë smartphone-in e tyre apo të lëvizin në dhomën tjetër drejt kompjuterit më të afërt apo tek dikush tjetër pranë.

Sot ne kemi hyrë në proces shumë të komplikuar sa i përket nevojës për të garantuar transparencë në fushatën e vaksinimit dhe ndërkohë që përgatitemi për intensitet të lartë ne disponojmë falë revolucionit dixhital një sistem që garanton transparencë dhe eficencë dhe kemi pasaportën e vaksinimit, duke u parapërgatitur për mundësinë që vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtime jashtë vendit nga të tjerët.

Revolucioni dixhital nuk është një fakt për të cilin flas unë apo ne, por është një fakt për të cilin Shqipëria është vlerësuar shumë lart nga raportet prestigjioze ndërkombëtare, duke filluar nga organizata për bashkëpunim ekonomik që e quan i vetmi vend në rajon për e-qeverisjen, DASH dhe KE që e vlerësojnë duke vlerësuar se kjo ndikon në forcimin e luftës kundër korrupsionit, OKB që vitin e shkuar e ka renditur Shqipërinë në vendin 31 nga ai i 92 duke e krahasuar për performancën e shërbimeve online me vendet me të ardhura të larta. Të gjitha këto për të thënë që ky është një fakt botërisht i mirënjohur. Përmes transformimit të shërbimeve dixhitale platforma e-albania është kthyer në një histori suksesi dhe është një instrument shumë efikas në duart e të gjithë atyre qytetarëve që e përdorin”, deklaroi kryeministri.

 

 

Ai tha më tej se nga 1 janari kemi nisur dhe zbatimin e ligjit të fiskalizimit proces që sipas tij, do të ndihmojë në reduktimin e ekonomisë fiskale, në rritjen e të ardhurave dhe në barazinë e subjekteve para ligjit si dhe në raport me konkurrencën.

“Do të kemi një sistem që praktikisht do të mundësojë leximin në kohë reale nga një tru elektronik të të gjitha transaksioneve që zhvillohen në të njëjtin sekondë në 28 mijë metra katrorë të Shqipërisë. Do të eliminohen përfundimisht, do të zhduken nga faqja e dheut praktikat të inspektimeve fizike lartë e poshtë dhe inspektimet do të jenë të varura në inteligjencën kompjuterike.

Nga ana tjetër ju e dini shumë mirë që beteja për kuponin, ka qenë një betejë jashtëzakonisht e pamundur për 1000 e 1 arsye, ndërkohë që kalimi në këtë sistem do ta lehtësojë maksimalisht dhe absolutisht dokumentimin e të gjitha transaksioneve”, tha Rama.

SHKARKO APP