Rezar Taçi sulmon Lapsin: Bushati dhe Shkullaku majëthyer që të fusin dorën në xhep

Rezar Taçi presidenti de facto i klubit të futbollit të parmës të cilin ai e ka blerë përmes një shoqërie ruso qipriote sipas shtypit Italian ka reaguar sot kundrejt lapsi.al duke i konsideruar drejtuesit e faqes sonë si gjobëvënës dhe shtrëmbrues të së vërtetës. Ai i referohet një lajmi të huazuar nga mediat italiane duke pretenduar se largimi prej tij për shkak të mospagesës së 7 muajve pagë, nuk është i vërtetë: “Shkrimi me titull “Taçi largon Cassanon nga Parma. Nuk i jep parate”, postuar në 27 janar në web-in e drejtuar prej çiftit Bushati – Shkullaku, jo vetëm që nuk ka lidhje me të vërtetën, por është antipod i saj.

Në respekt të publikut dhe për shkak të përfshirjes së emrit tim në një shkrim ku shpifja nis që nga titulli, po bëj atë që autorët e këtij shkarrashkrimi kanë preferuar ta shtrembërojnë qëllimisht.

Futbollisti Italian Antonio Cassano në një intervistë për programin e mirënjohur sportiv “Tiki  Taka” të “Italia 1”, është shprehur se ka rreth 7 muaj pa marrë pagesën, ndërkohë që dhe të tjerë kanë mbi një vit që nuk janë paguar nga ekipi i Parmës, nga drejtuesit e mëparshëm të këtij klubi. Cassano thotë gjithashtu se nuk i njeh aksionerët e rinj dhe se është zhgënjyer nga ata të vjetrit.   Në asnjë moment sulmuesi Italian Antonio  Cassano nuk ka përmendur emrin  Rezart Taçi, siç bëjnë autorët e shkrimit të sipërcituar» thotë Taçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në fakt kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Duke qenë se ai është pas blerjes së Parmës dhe se Kasano e ka prishur kontratën më këtë klub për mospagesë, a nuk është e qartë se pronarët e rij, që kanë marrë përsipër edhe borxhet e administratës së mëparshme, po të donin e mbanin Kasanon ? Pra thjeshtë ata nuk e kanë njohur borxhin dhe e kanë shtyrë sulmuesin e njohur drejt largimit.

 

Por, ajo që e ka nxehur ish pronarin e «Armos» dhe të kompanisë Taçi Oil, nuk është ky interpretim i drejtë faktesh. Por një artikull tjetër i sapo botuar nga Lapsi.al. Tek ky artikull (lexo me poshte) , i cili i referohej të dhënave të “Quotidiano di Parma”, lëshohej alarmi për të ardhmen e skuadrës së qytetit, sepse aty jepej me fakte se taçI është një profesionist borxhesh dhe ai ka problem të mëdha me tatimet në Shqipëri. Fakti se këtë shkrim e botoi vetëm Lapsi.al, në mediat shqiptare nuk e bën atë një media gjobëvënëse, përkundrazi hedh hije dyshimi për ata që nuk e botuan. Gazeta e Parmës në mënyrë të përmbledhur shkruante se ajo që e bën edhe më të dyshimtë gjendjen e klubit të Parmës është fakti se Taçi njihet, si një njeri që nuk i paguan borxhet. Ajo ka hetuar dhe ka arritur të nxjerrë se Taçi Oil është një nga 114 shoqëritë shqiptare për të cilat drejtoria e tatimeve ka klërkuar shpalljen e falimentit për mospagim taksash. Pikërisht në këtë shoqëri, bën pjesë edhe Ermir Kodra, i cili është punësuar si këshilltar që në gusht të vitit që shkoi. Po ashtu në listën e borxhlijve të shtetit shqiptar për vitin 2013 është edhe kompania

ARMO që atë kohë posedohej nga Taçi, është Gramozi Oil Compani e Gramoz Taçit,  Anika Mercuria Refinery ku figuron e motra Anika, televizioni Alsat në emrin e ish badigardit Bledar Lilo, La kuarta International, e shënuar në emrin e badigardit tjetërIrgen Selfo.

Pasi bën këtë listë të gjatë “Parma Quotidiano shkruan: “Kalimi i Parmës nga Tommaso Girardi tek Ermir Kodra për llogati të Taçit, mendohej ti jepte më shumë siguri skuadrës emiliane. Por ne nuk ndjehemi ende të qetë”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?