Rezoluta antikorrupsion e PS, Meta: Poshtërim ndaj Drejtësisë që punon me regji

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë qëndrimin e tij pas miratimit të projekt-rezolutës antikorrupsion të PS-së. Meta shprehet se Ramaforma ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë. ”Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji. Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës.

SHKARKO APP