Rezoluta e PE-së “nxin” Shqipërinë, por Balla thotë: S’ka më kushte të pa përmbushura

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas miratimit të Projekt-Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaron se ka shprehur falënderimet për Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

🇪🇺🤝🇦🇱Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.

SHKARKO APP