Kryeministri Rama: Albin Kurtin e kam mik, por kemi divergjenca botëkuptimore

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Rithemelimi i Berishës dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një projektrezolutë të përbashkët.

Rezoluta e përbashkët parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023; hetimin ndërkombëtar dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Por nga ana tjetër, PD zyrtare e Bashës nuk bie dakord me këtë projektrezolutë, pasi thotë se nuk ka dënuar Serbinë.

“A besoni se ndarja e Veriut të Kosovës mund të mund të jetë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Pra ndarja apo shkëmbimi i territorit mes Serbisë dhe Kosovës?” -kjo ishte pyetja që deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i drejtoi kryeministrit Rama të cilin e ka thirrur në Interpelancë lidhur me çështjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë, tha se Kuvendi i Kosovës është në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre për sa i përket ngjarjes tragjike të 24 shtatorit ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, pas sulmit nga grupi terrorist serb.

Me tej kryeministri Rama shtoi: Cilat vende miratojnë rezoluta të tilla? Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Draft-rezoluta të tilla të vendit tonë shfaqen me shpejtësi të rrufeshme për propagandë kundër qeverisë. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debate dhe me sherrnjanë si ajo e barrikadave trupore të seancës së shkuar me akuza për tradhti e tradhtarë. Botës demokratike jo njëherë. Ne nuk mund ta mbrojmë dot shëndetin e demokracisë tonë parlamentare nga helmet që lëshohen këtu. Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, e cila nga imponon zhvillimin e një debati që dihet kush dhe pse e kërkon.

Rama u shpreh se sot do të thotë të vërtetat e tij për Kosovën. Duke u ndalur të sulmi në Banjskë, Rama tha se kriza i nguli në fyt thonjtë dialogut.

“Në rrjetet sociale dhe në media në dy anët e kufirit filluan gjahtarët e vdekjes, duke më quajtur si “vlla i Vuçiçit”, ata që duan sherr dhe luftë”.

Ndërkohë Rama u shpreh se Albin Kurtin e ka më shumë mik se ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar. Gjithashtu fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe.

SHKARKO APP