Rezonanca e re magnetike në QSUT, 674 ekzaminime në dy muaj

Me rezonancën magnetike, aparaturën e teknologjisë më të fundit për ekzaminimin në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT në dy muaj janë ekzaminuar 674 pacientë. Një pajisje që përfaqëson të sotmen dhe të ardhmen e teknologjisë, e kanë cilësuar mjekët e këtij spitali, e cila shërben jo vetëm për diagnostikimin dhe më pas trajtimin e sëmundjeve, por edhe për kërkime shkencore.

“Nëpërmjet sistemit të referimit në sistemin ambulator, shërbimi i imazherisë aksesohet lehtësisht për çdo qytetar pa pagesë. Rezonanca moderne në QSUT ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më të mirë të pacientëve. Edhe një hap përpara drejt shërbimit shëndetësor që meritojnë qytetarët”, shprehet Ministria e Shëndetësisë.

Rezonanca 3T është e vetmja në spitalet publike dhe jopublike në vend. Doktor Arben Rroji shprehet se “montimi i rezonancës magnetike 3T,i vetmi aparat unik i këtyre parametrave, që është në territorin shqiptar ka bërë të mundur rritjen e cilësisë së ekzaminimeve diagnostike, që rrisin saktësinë, si në përcaktimin e natyrës së tumoreve kryesisht të sferës neokirurgjikale, gjithashtu edhe ne diagnostikimin dhe saktësimin e diagnozave neurologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doktor Eugen Enesi, mjek neuroradiolog në QSUT tha se “programet e kësaj rezonance na lejon që ne të bëjmë atë që quhet rezonanca e komplet trupit, ku ekzaminimi i trupit të njeriut pa përdorur rrezatimin jonizues”. Një paciente thotë se është hera e parë që kam ardhur nëpërmjet sistemit të referimit. Ndërsa një tjetër paciente thotë se “unë e kam bërë para një jave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?