Rezultatet deri tani në mesnatë, PS kryeson votat e shqiptarëve

Deri më tani janë numëruar 22 kuti votimi nga 5,225. Në rang vendi PS-së udhëheq me 2,597 vota ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 1308 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 116 vota; PSD 82 vota; Mundësia, 49 vota; Koalicioni Euroatlantik, 22 vota; Lëvizja Bashkë, 11 vota; Lëvizja Athdeu, 11 vota; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, 6 vota; Djathtas për Zhvillim, 5 vota dhe Partia Aleanca Demokracia e Re, 3 vota. Sipas të dhënave, 1 kuti është numëruar në Berat, 8 në Gjirokastër, 12 në Korçë dhe 1 në Kukës.

Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 21 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes. 21 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka marrë 1902 vota ose 62%, ndërsa PD vetëm 1164 ose 38%. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës. Mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë. Në Vorë PS ka një rezultat me 62%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që janë numëruar edhe 2 kutitë e para për Tiranën, Njësia nr. 10, me numërimin elektronik. PS dominon edhe në këto rezultate me 189 vota, kundrejt 157 të PD. Ose e thënë ndryshe, PS kryeson edhe Tiranën me 54% të votave të numëruara deri tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?