Rezultati i 14 Majit, Fatmir Mediu e quan tragjik për të gjithë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, është tragjik jo vetëm për opozitën, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Për të opozita ka shkatërruar vetveten, teksa shton se Kryeministri Edi Rama ka shkatërruar gjithë sistemin.

Pyetje: Si mund të frenohet një sistem i manipulimit të votës, sepse PD pretendon se ka qenë një sistem i angazhuar, janë dhënë para dorazi…?

Fatmir Mediu: Opozita ka histori të veprimit të saj politik, ku e ka ngritur shqetësimin e saj për manipulimin e zgjedhjeve në nivelet më të larta.

Dua të kujtoj këtu, pas zgjedhjeve të 2001-shit, ku manipulimet kanë qenë të hapura, kurse tani janë më të sofistikuara. Përgjegjësia jonë është të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë nuk mund ta përdorim për show politik të asnjë individi, por për interesa të qytetarëve. U bë kaq kohë që nuk bëjmë një reformë zgjedhore.

Opozita ka shkatërruar vetveten dhe Rama ka shkatërruar gjithë sistemin sepse ja kemi dhënë ne me ato veprime idiote që bëmë, me daljen nga parlamenti, moshyrjen në zgjedhjet lokale, mungesa e reagimit në kohë dhe dëshira më të eliminuar atë që na dukej e tepërt. Ne duhet të shtojmë në vend që të pakësojmë.

SHKARKO APP