Rezultati i 14 Majit në Elbasan, KAS rrëzon kërkesën ankimore të ”Bashkë Fitojmë”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli vendimin për kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në Bashkinë Elbasan për zgjedhjet lokale të 14 majit, ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.

Sipas kërkesës, kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentët atmosferikë.

Kërkesa përmban dhe krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletëve të votimit të gjendura në kuti) për çdo qendër votimi. Për këtë kërkohet një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë Operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve. Krahasimin e kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo QV në Bashkinë Elbasan, në lidhje me pajisjen e identifikimit të votuesve (PED).

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 85 dhe la në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?