Riaktivizohen zjarret, flakë nga veriu në jug
Fundgushti ka regjistruar temperatura të larta, të cilat po shënojnë shtim të numrit të zjarreve. Disa vatra janë regjistruar në të gjithë vendin ku janë djegur disa hektarë pyje e drurë frutore. Një zjarr i fuqishëm përfshiu një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në Bashkinë e Hasit. Vatra e zjarrit është shfaq në kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë, ndërsa e ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era ka përfshirë rreth 4 hektarë pyje.
Drejt zonës janë nisur forca zjarrfikëse nga Hasi por operacioni për ta vënë nën kontroll është i vështirë pasi terreni i ashpër nuk lejon mbërritjen e mjeteve. Flakët rrezikojnë dy pika të transmetuesve televizivë dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit. Prej dy ditësh ndërkohë vijon zjarri në zonën e Likopinës dhe Sirakatit në Delvinë.
Për të vënë flakët nën kontroll janë angazhuar zjarrfikësit dhe banorë të zonës. Në zonë ndodhen edhe puse nafte, por deri tani nuk ka rrezik. Një vatër zjarri u shfaq edhe në Lapulec të Mallakastrës ku u dogjën ullishte dhe u rrezikua një fabrikë e përpunimit të ullirit. Zjarrfikësve iu desh disa orë luftë më flakët për ti vënë nën kontroll. Rreth 3 hektarë me pyje dhe 2 dynym ullishte u dogjën në Mbreshtan të Beratit. Zjarrvëniet e qëllimshme dhe pakujdesia kanë qenë shkaqet kryesore të zjarreve këtë verë.
Shqipëria përgjatë këtij muaji, ka qenë e përfshirë nga zjarret që kanë djegur shkurre, ferra, kullotë dhe pemtari të ndryshme. Sipas statistikave nga Emergjencat Civile për situatën me zjarret gjatë muajit gusht, kanë rënë mbi 128 zjarre. Nga këto vatra janë djegur mbi 917.2 ha sipërfaqe me shkurre, ferra, kullotë pemtari të ndryshme. Në këtë sipërfaqe të djegur përfshihen edhe 289 ha pyll me pisha në ndryshme.
Gjatë gushtit në vendin tonë kanë rënë mbi 128 zjarre, ndërsa për të neutralizuar këtë, janë angazhuar 164 mjete zjarrfikëse, 1701 forca nga (MSZH AZM, ushtare nga FA dhe vullnetarë të ndryshëm. Për sa i përket pemtarisë, nga zjarret e rënë janë djegur 4270 rrënjë ullinj, 20 rrënjë fiq, 0.3 ha me vreshta, 20 koshere bletë si dhe 5060 dengje bari dhe jonxhe të grumbulluar. Emergjencat Civile bëjnë me dije se do të jenë në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që sinjalizojnë për zjarr apo probleme të tjera të kësaj natyr
KOHA JONË SONDAZH

