Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Riaktivizohet lobi shqiptar në ShBA

Aktualitet E premte, 30 Prill 2021 18:24
Riaktivizohet lobi shqiptar në ShBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë shumë aktiv, kur Kosova po luftonte për liri dhe pavarësi. Pas arritjes së këtij synimi, angazhimi sikur u zbeh. Kohët e fundit, një grup veprimtarësh synojnë të rigjallërojnë përpjekjet lobuese. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, veprimtari Martin Vulaj shpjegon misionin dhe synimet e organizatës ”Kongresi Panshqiptar Amerikan”. Synimi i tyre është kthimi i ndikimit që shqiptarët kishin në politikën amerikane gjatë viteve 90.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Dikur pas vitit 2000 konsideroheshim si lobi i katërt më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara. Pas pavarësimit të Kosovës ndodhi një zbehje dhe një shuarje e aktivitetit struktural”, thotë Martin Vulaj, anëtar i bordit të Kongresit Panshqiptar Amerikan. Anëtari i bordit të kësaj organizate, Martin Vulaj, thotë për Zërin e Amerikës se misioni i tyre nuk është vetëm lobimi për çështje të caktuara, por edhe informimi i politikbërësve amerikanë për situatën në rajon dhe promovimin e vlerave shqiptare. Ai shton se angazhimi në këtë kohë është i domosdoshëm, pasi sipas tij, vendet e rajonit po vënë themelet e së ardhmes së tyre.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

”Në qoftëse më duhet të përdor vetëm një fjali, është të sigurohemi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë në vëmendje botën shqiptare. Dhe kjo i përfshin të gjitha nën-çështjet. Nën-çështje është ndihma e zhvillimit ekonomik, që është e domosdoshme, që të mundësohet integrimi i atij rajoni në Evropë. Përfundimin e shtetësimit të Kosovës me të gjitha çeshtjet dhe sfidat që ka Kosova si dialogu, marrëdhëniet me Evropën, droja se Amerika ia ka lënë në dorë komplet Evropës, procesin e Kosovës. Evropa nuk i shikon shqiptarët si Amerika”, thotë ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu Vulaj nuk mendon se është zbehur interesimi i ShBA-së për rajonin, por shton se prioritetet e saj edhe mund të ndryshojnë, prandaj organziata synon të jetë kujdestare e miqësisë dhe angazhimit amerikan. ”Sidomos në këtë kohë me sfidat e mëdha që ka Amerika, me sfidat nga Kina, Rusia, apo problemet me Iranin. Ndërsa ne shqiptarët nganjëherë harrojmë se nuk jemi epiqendra e botës, jemi në një cep të vogël, që pak kush në këtë qytet këtu në Uashington di shumë për ne. Puna jonë është të tërheqim vëmendjen dhe të sigurohemi se Shtetet e Bashkaura do të mbesin të angazhuara në zhvillimin e rajonit”, shton Vulaj. Veçanërisht në Kosovë me ardhjen e Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë u rritën edhe pritshmëritë nga Shtetet e Bashkuara. Në Kongresin Panshqiptar Amerikan mendojnë se kjo marrëdhënie duhet ushqyer.

”Nuk ka dyshim se Presidenti Biden ka një histori të lavdishme karshi interesave tona dhe marrëdhëniet e tij jo vetëm me komunitetin por edhe me rajonin. Është shumë gabim të përqëndrohemi në këto emocione që ekzistojnë, sepse si president i Amerikës ai duhet të shikojë interesat e Amerikës dhe sfidat që i ka edhe problemet janë shumë më të mëdha sesa problemet që kemi ne. Besoj se është gabim nëse strategjia jonë varet në këto emocione që ka presidenti. Ky president ka qenë edhe zv. president, për tetë vjet në një kohë kur Shtëpia e Bardhë nuk është marrë fare, ose minimalisht me Shqipërinë dhe Kosovën. Nuk është se interesat nuk kanë qenë, por ka pasur prioritete tjera. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur nuk ka ekzistuar elementi i ndikimit të diasporës”, thotë Vulaj.

Etiketat e lidhura

albanianUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.