Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, era favorizon përhapjen e flakëve

Riaktivizohet zjarri ne pyllin me pisha në Peshtan. Burime informacioni nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe te erërave të forta që ndihmojnë perhapjen e flakeve.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri, e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera .

Drejtori i zjarrfikeseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata eshtë shume e veshtire.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do afrohet dhe në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë“, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?