Riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca, Hajnaj: Mos kërkoni më azil

31 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Franca dhe Belgjika, me qëndrim të parregullt në këto 2 vende. Në operacion mori pjesë Franca si vendi organizator, Belgjika si vend përfitues dhe Policia Shqiptare si mbështetëse, me financim të agjencisë FRONTEX.

Prononcimi i Drejtores së Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj

Sot jemi në Aeroportin e Rinasit për të pritur shtetasit Shqiptarë që janë riatdhesuar nga autoritetet Franceze, për shkak të refuzimit të kërkesave të tyre për azil, dhe kjo tregon se të gjitha shtetet në vendet e Bashkimit Europian në mënyrë të prerë refuzojnë kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet. Shanset për t’i fituar këto janë zero. Apelojmë të gjithë shtetasve Shqiptarë që të mos marrin iniciativa të tilla të cilat harxhojnë mijëra euro dhe janë të dështuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikëqyrur dhe parandaluar tentativat për azil duke vënë përpara ligjit shkelësit.

Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtësisht edhe me autoritetet Franceze dhe me të gjithë vendet e Bashkimit Europian, po kryen hetime intesive me qëllim të vënies para drejtësisë të personave që shpërdorojnë detyrën, abuzojnë me detyrën duke mashtruar shtetasit Shqiptar e duke iu dhënë atyre dokumentae ose vërtetime të falsifikuara me qëllim përfitimi në azil dhe e gjithë kjo u konfirmua dhe në takimin që autoritetet shqiptare patën javën e kaluar me autoritetet franceze të Ministrisë së Brendshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?