Riatdhesohen nga Siria 2 gra e 3 fëmijë, mes tyre Myrvete Dibra që u kujdes për nipërit jetimë në Al-Hol

Pas 12 vitesh qëndrimi në Siri, Hajrije Taushani, sot 79 vjeçe, është rikthyer në Shqipëri në kuadër të operacionit të fundit të riatdhesimit. Në vitin 2014, atëherë 67-vjeçare, ajo udhëtoi drejt Sirisë pasi mori lajmin se djali i saj, Sherif Taushani, 35 vjeç, kishte humbur jetën në luftë krah ISIS.

Hajria shkoi në kampin Al Hol me shpresën për të gjetur dhe kthyer në atdhe nipërit e mbesat e saj. Gjatë viteve të qëndrimit në kamp, ajo u kujdes edhe për fëmijë të tjerë që kishin mbetur jetimë nga lufta. Mes tyre ishte edhe një djalë 9-vjeçar, të cilin e mbajti për dore gjatë kthimit në Shqipëri. Nga fëmijët e djalit të saj të ndjerë, Hajria mundi të rikthejë vetëm mbesën 17-vjeçare. Ende nuk dihet fati i fëmijëve të tjerë dhe bashkëshortes së Sherif Taushanit, të cilët ishin larguar bashkë me të drejt Sirisë.

Hajrije Taushani dhe dy fëmijët u kthyen së bashku me Myrvete Dibrën dhe një vajzë të mitur. Ata mbërritën në Rinas në orën 01:20 të 26 gushtit, pas udhëtimit nga Siria drejt Stambollit dhe më pas drejt Tiranës. Të riatdhesuarit do të jenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare dhe do të asistohen nga psikologë gjatë procesit të riintegrimit në shoqëri, ndërsa do të ndiqen edhe nga strukturat e antiterrorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pesë shqiptarët e kthyer në këtë operacion, numri i shtetasve të riatdhesuar nga Siria ka arritur në 43. Autoritetet shqiptare vijojnë kontaktet me palën siriane për kthimin e shtetasve të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare, në Siri dyshohet se ndodhen ende 17 shqiptarë në kampe, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 10 burra në burgje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?