Rienergjizohen strukturat e PS në Elbasan: Takime në rajonin 2 dhe Njësitë Administrative për forcimin e lidhjes me qytetarët

Takimet në terren në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë”, kanë vijuar në Rajonin 2 të qytetit të Elbasanit, me fokus forcimin e strukturave dhe rritjen e bashkëpunimit me komunitetin.

Në lagjet “Brigada 17 Sulmuese” dhe “Sul Papri”, përfaqësues të Partisë Socialiste zhvilluan takime me banorët, ku u diskutua mbi problematikat e zonës, si dhe mbi nevojën për një organizim më të fortë dhe më gjithëpërfshirës të strukturave lokale. Qëllimi i këtyre takimeve është ndërtimi i një partie më të hapur, më pranë qytetarëve dhe më të përgatitur për sfidat e ardhshme.

Në këto takime morën pjesë kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deputetët Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mile, kryetarja e Partisë Socialiste për Elbasanin, Ermira Urupi, si dhe drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes strukturave vendore dhe komunitetit, duke u fokusuar te zgjidhja e problematikave konkrete dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimet janë shtrirë gjithashtu edhe në njësinë administrative, duke synuar përfshirjen e sa më shumë zonave dhe qytetarëve në këtë proces organizimi dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste u shprehën se ky tur takimesh do të vijojë në çdo lagje dhe njësi administrative, me synimin për të rienergjizuar strukturat dhe për të ndërtuar një model më funksional dhe përfaqësues për komunitetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?