Rigerta që “përloti” Parlamentin, kandidoi për deputete në 2013-n
Rigerta Loku është shndërruar thuajse në “heroinën” e ditës në Shqipëri e më gjer për shkak të fjalimit të saj emocionues në Parlamentin e Shqipërisë në kuadër të seancës së parë të “Parlamentit Rural”.
35 vjeçarja nga Mirdita nga studiuar në një nga universitetet më të mira në të Italisë, në “La Sapienza”, pas diplomimit me gradën master me rezultate shumë të mira, u rikthye në vendlindje.
Ajo ka deklaruar se CV-të e dërguara pranë administratës lokale në Rubik dhe Mirditë nuk u morën parasysh për shkak se nuk ishte e përfshirë në politikë.
Megjithatë, vajza ka kandiduar për deputete në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013 në siglën e Partisë Fryma e Re Demokratike, e renditur e treta në këtë listë. Kjo parti mori vetëm 931 vota në Qarkun e Lezhës, ndërsa në Mirditë, partia ka marrë vetëm 280 vota.
Studentja e shkëlqyer e “La Sapienza” nuk pati asnjë shans për të qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë, për katër vite më vonë, ajo vjen në foltoren e të zgjedhurve në një formë tjetër, duke marrë në një far mënyre për një ditë “votën” e shumicës së shqiptarëve me indinjatën e saj për mungesën e investimeve në fshat.


