Rihapet portali, Manastirliu: Punësohen 191 infermierë me meritë e transparencë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim 191 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike, të punësuar gjatë muajve dhjetor-janar, nëpërmjet portalit ”Infermierë për Shqipërinë”. Në fjalën e saj, ministrja tha se kështu janë plotësuar 100% nevojat e shërbimit publik me infermierë. ”Plotësojmë 100% nevojat e shërbimit publik me infermierë, të cilët sot përzgjidhen vetëm falë meritës së tyre me portalin ‘Infermierë për Shqipërinë”.

Manastirliu deklaroi se portali është rihapur, pasi sipas saj, ka një dinamikë shumë të madhe në sistemin shëndetësor sa i përket krijimit të vendeve vakante dhe ftoi të gjithë profesionistët e shkencave teknike mjekësore të bëhen pjesë e testimit, për t’u punësuar në mënyrë transparente.

”Pavarësisht se portali ka një listë pritje rreth 1 mijë profesionistë është hapur përsëri dhe deri në datën 5 Shkurt për aplikuesit e rinj në profesionet shkencave mjekësore teknike, për t’ju dhënë mundësi të gjithë atyre që duan të përmirësojmë rezultatet, të konkurojnë përsëri si dhe për t’i dhënë mundësi kujtdo që do të bëhet pjesë e sistemit publik, të konkurojë në portal”.

Nga fillimi i portalit ”Infermierë për Shqipërinë” 2 vite më parë, janë punësuar mbi 2200 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike në sistemin shëndetësor publik. Platforma ”Infermierë për Shqipërinë” është lançuar në janar të 2018 për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe është pjesë e ligjit të ri të kujdesit shëndetësor. Ky konkurs disa herë në vit.

SHKARKO APP