Rihapet shtëpia e pushimit në Velipojë, Manastirliu: Gati për fëmijët e qendrave të përkujdesit
Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës.

Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu u ndal edhe në qendrën shëndetësore verore të hapur në qendër të Velipojës, në shërbim të pushuesve të shumtë që frekuentojnë këtë plazh.
Ministrja theksoi se Velipoja ka numrin më të madh të shërbimeve mjekësore të ofruara për pushuesit.
“Vetëm në Velipojë 1220 persona kanë marrë shërbime mjekësore gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik. Në të gjithë vendin janë mbi 13 mijë pushues që kanë marrë ndihmën e parë në 26 qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat më të frekuentuara turistike”, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

