Rihapja e dosjes Gërdeci/ Mediu: Sjellja e SPAK ka pikëpyetje, në këtë vend s’ka shtet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në vitin 2008.

Kërkesa e SPAK vjen pas kallëzimit të familjes Durdaj që në atë tragjedi humbi fëmijën 7-vjeçar dhe i drejtohet Gjykatës së Lartë, e cila në vitin 2009 pushoi çështjen penale ndaj Mediut për shkak të imunitetit parlamentar.

Vetë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pas rihapjes së hetimeve nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, theksoi se rihapja e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje është totalisht politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?