Rikonstruksioni i pallatit/Banorët debat me Ramën: E kam të filmuar
Qytetarët janë të shqetësuar dhe kanë pikëpyetje në lidhje me rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntori 2019. Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e të premtes në qytetin Durrësi ku ndoqi nga afër riparimin në një pallat. Rama, pasi inspektoi punimet në pallatin e dëmtuar nga tërmeti, teksa dilte për tu larguar, është ndaluar nga banorët e pallatit të cilët kanë shprehur ankesa të shumta. Banorët, e pallatit që inspektoi kryeministri, u shprehën se kishin dyshime për punimet që po kryheshin në riparimin e pallatit. Ata i treguan kryeministrit se sipas tyre, punimet nuk u garantonin atyre mundësinë për të qenë të sigurt në banesa.
Banorja: Jemi banorë të pallatit këtu…
Rama: Po tani po punohet…
Banorja: Brenda jo…
Rama: Po unë isha brenda, po punohet aty…
Banorja: Brenda shtëpisë time ishe?
Rama: Nuk e di kush është shtëpia jote…
Banorja: Në katin e dytë është shtëpia ime….
Rama: Po do ti vij rradha se kanë filluar nga lart posht…
(Ndërhyn një tjetër banore)
Banorja: Ato tullat janë bërë copash Zoti Kryeministër…
Rama: O zonj isha unë brenda dhe pash punimet për këtë…
Banorja: Ishe brenda ti, por ai ka bërë vetëm korridoret…
Rama: Jo moj zonj isha unë…
Banorja: Po ne i kemi çelësat vetë tani…