Rikonstruksioni i shkollës së mesme Starovë, Berat

Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shkollës së mesme Starovë, pjesë e Njësisë Administrative Velabisht.  Kontaktorët e firmës informuan Kryetarin e Bashkisë rreth ecurisë së punimeve të deritanishme, duke premtuar se do t’i përfundojnë ato para aftit, me parametra e cilësi maksimale. Punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle kanë nisur disa javë më parë dhe duket se po ecin me ritme të kënaqshme. Vlera totale e këtij financimi është 52.263.124 lekë, ndërsa afati maksimal i punimeve do të zgjasë 200 ditë.  Kjo shkollë do të pësojë një rikonstruksion tatal, në të cilin janë parashikuar:  Punime suvatimi të brendshme dhe të jashtme, zëvendësimi i të gjitha dyerve të brendshme, hidroizolimi i katit përdhe për të eliminuar tërësisht lagështirën, ndërtimi i çatisë, rindërtimi nga fillimi i godinës së dhomave të zhveshjes së palestrës, të pajisura me njësi sanitare të reja, rindërtimi i të gjitha instalimeve elektrike dhe hidrosanitare të godinës, montimi i impiantit të ngrohjes qëndrore të shkollës, ndërtimi i shkallëve të emergjencës, rindërtimi i murit rrethues të territorit të shkollës dhe montimi i kangjellave të reja, sistemimin e territorit të jashtëm të shkollës, ku veç të tjerave bëjnë pjesë ndërtimi i tri fushave sportive të hapura.

Rikonstruksioni i shkollës së mesme Starovë ishte një domosdoshmëri, pasi në të studiojnë rreth 350 nxënës, nga arsimi parashkollor e deri tek ai i mesëm. Kjo shkollë përfshin shtatë fshatra të Njësisë Administrative Velabisht.  Bashkia e Beratit ka bërë përpjekje maksimale për të tërhequr investitorë të ndryshëm, të cilët mund të investojnë në përmirësimin e kushteve në shkollat tona, duke krijuar standarde bashkëkohore për edukimin e të rinjve tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?