Rikonstruktohet qendra shëndetësore në Pajovë, Balla: Nuk ishte vënë dorë prej 45 vitesh

Qendra shëndetësore e fshatit Pajovë të Peqinit, u shërben rreth 10 mijë banorëve. Prej 45 vitesh, në këtë qendër nuk ishte vënë dorë dhe godina paraqitej tërësisht e shkatërruar dhe aspak e përshtatshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor. Në kuadër të angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore, në Bashkinë e Peqinit aktualisht po punohet për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Pajovë dhe atë në fshatin Gjocaj.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla sëbashku me deputetin Florenc Spaho dhe Kryetarin e Bashkisë së Peqinit Florenc Tosku inspektuan ecurinë e punimeve. Në fjalën e tij Balla kërkoi që punimet të ecin me ritme të shpejta, por pa prekur cilësinë. Në kushtet e pandemisë, shtoi Balla, çdo qëndër shëndetësore duhet të jetë në gatishmëri për të dhënë ndihmën dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Në Pajovë vijoi me tej Balla shumë shpejt do të nisin edhe investime të tjera duke përmendur shkollën, por qendra shëndetësore ishte domosdoshmëri për shkak të kushteve të saj.

Menjëherë pas përfundimit të punimeve Qendra Shëndetësore do të pajiset me të gjithë bazën materiale të nevojshme. Balla kërkoi nga Bashkia e Peqinit dhe sistemimin e ambienteve të jashtme të kësaj qendre. Nga ana tjetër, deputetit Spaho vuri në dukje edhe shërbimin më cilësor do të ofrojnë mjekë e infermier të kësaj qendre të cilët do të punojnë në kushte optimale.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/387094812666409/

 

SHKARKO APP