Rikonstruktohet rruga “Qyteza e Gajtanit” në Shkodër
Rruga “Qyteza e Gajtanit” në qytetin e Shkodrës në prag të mbylljes së punimeve.
“Sot po hidhet shtresa e dytë e asfaltit, proces që do të përfundojë brenda ditës së sotme. Është një rrugë me gjatësi 390 ml dhe me një shtresë asfaltike 975 m2. Si të gjitha investimet e tjera të Bashkisë së Shkodrës, është punuar për infrastrukturën nën tokësore dhe nëntokësore si dhe për kanalizimet e ujit të pijshëm”,-bën të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1569626793143182/
KOHA JONË SONDAZH

