Rikthehen atentatet me tritol, drejtuesi humb gjymtyrët
Rikthehen atentatet me tritol në Vlorë. Një makinë tip ”Benz” është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.
Në automjet ndodhej drejtuesi, Agron Alushaj 48-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Alushaj ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.
Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.
Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic. Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.
KOHA JONË SONDAZH

