Rikthehen autorizimet për lëvizje, Manastirliu sqaron rregullat e reja

Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ditën e djeshme masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Mira Rakacolli, kryetarja e komitetit të ekspertëve, deklaroi se do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00-06:00  në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Gjithashtu duke e nisur nga dita e nesërme do të ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery. Ndërsa administrata duhet të punojë nga shtëpia gjatë kësaj kohe.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka dhënë detaje të tjera për rregullat e reja. Ajo deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.

 

SHKARKO APP