Rikthehen frikshëm krimet në familje

 

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mamurras. Nga të dhënat e para mësohet se vëllai ka vrarë vëllanë. Policia arrestoi autorin Afrim Sela, i martuar me dy fëmijë, ndërsa viktimë është Fabjan Sela.

Mësohet se Afrim Sela ka goditur disa herë me armë zjarri rreth mesnatës vëllanë e tij 33- vjecar Fabjan Sela, i martuar dhe me dy fëmijë. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në prezencën e familjes së viktimës, për një konflikt të vjetër dhe ende të pasqaruar.

Policia ka arrestuar autorin, Afrim Sela, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjes por pa dhënë detaje për motivin që i mori jetën të vëllait. Të dy vëllezërit i kishin banesat pranë njëri-tjetrit.

SHKARKO APP