Rikthehen përmbytjet. Në Durrës bllokohen rrugët, në Vlorë bashkia paralajmëron qytetarët

Reshjet e shiut të ditës së sotme kanë sjellë problemet e para në disa qytete të vendit. Në Durrës, zona e stadiumit është përmbytur dhe rrugët janë bllokuar në uji në disa lagje. Sipas qytetarëve në Durrës, niveli i ujit në disa lagje e ka bërë të pamundur kalimin e makinave dhe ka sjellë izolimin e këmbësorëve.

Në Vlorë, qyteti që nuk ka pasur më parë probleme me përmbytjet, për shkak të punimeve të dobëta reshjet e shiut kanë sjellë probleme.

Bashkia e qytetit u ka bërë thirrje banorëve që të marrin masa dhe të mos kalojnë në zonat problematike! Para dy javësh Vlora u përmbyt si asnjëherë më parë dhe drejtuesit e institucioneve thanë se ishte për faj të reshjeve të mëdha. Ndërkohë që përmbytja e sotme nuk ka të bëjë me reshjet, por tregon problemet që ka infrastruktura e qytetit.

“Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.

Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!,- thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorë.

 VIDEO/Durrësi sot në mbrëmje

SHKARKO APP