Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, flasin banorët të shqetësuar: Ka dëmtuar të gjitha pemët
Mbrëmjen e së martës janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore të Qarkut Dibër. Ndryshe nga bora e 1 Prillit, kjo e fundit nuk pati kohëzgjatje duke bërë që trashësia në zonat e thella të shkojë jo më shumë se 15 centimetra.
Por reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat që ndodhen afër qyteteve, ndonëse trashësia aty nuk është shumë e madhe, banorët kanë frikë për pasojat në frutikulturë.
Reshjet e mbremshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve. Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.