Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, paralajmërimi për drejtuesit e mjeteve

Në juglindje të vendit vijojnë reshjet me intensitet mesatar, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë- Voskopojë dhe Zëmblak-Doganë-Goricë.

Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës.

Kontraktorët ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur kriposjen e rrugëve dhe hapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?