Rikthehen shifrat e frikshme, 2 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja nga Covid-19 në 24 orë

Në Shqipëri rikthehet periudha e shifrave të larta nga pandemia. Në 24 orët e fundit, dy pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. ”Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç”. Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 5 ditë kanë humbur jetën 10 qytetarë. Po ashtu janë kryer 2221 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1001 qytetarë.

”464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd”.

Janë 5,644 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 31 pacientë. Janë shëruar 687 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1001
Të shëruar në 24 orë 687
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2221
Testime totale 1,863,180
Raste pozitive 286,732
Raste të shëruara 277,576
Raste Aktive 5,644
Humbje jete 3,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,509
Fier 401
Durrës 365
Vlorë 339
Shkodër 213
Berat 204
Elbasan 171
Gjirokastër 163
Lezhë 115
Korçë 75
Dibër 63
Kukës 26

SHKARKO APP